Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia bastis shtëpinë e Imer Imerit, i sekuestron 5 armë dhe mbi 700 fishekë

GD
Gazeta Demos16 prill 2026 në 23:40
Policia bastis shtëpinë e Imer Imerit, i sekuestron 5 armë dhe mbi 700 fishekë

Mediat kanë publikuar të hënën një video të Imer Imerit në të cilën ai shihej se mbante në brezi një armë.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se të nesërmen (e marte) policia ka realizuar një bastisje në shtëpinë e Imer Imerit në fshatin Vojnik të Skenderajt, ku ka sekuestruar 3 pistoleta, 2 armë të gjata dhe 734 fishekë.

Tutje thuhet se Imer Imeri kishte disa leje për armë të lëshuar gjatë kohës së UNMIK-ut, por të njëjtave u kishte skaduar afati.

Në një komunikatë të lëshuar nga policia për këtë rast thuhet se hetuesit policorë kanë vepruar pas shfaqjes së tij në rrjete sociale me armë.

”Bazuar në informatën e pranuar se një person ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë, hetuesit policorë në Skenderaj kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe si rezultat është identifikuar dhe është lokalizuar personi i dyshuar. Me datën 14.04.2026, mbi dyshimet e bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në zonën e Skenderajt “, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë armë: tri armë të shkurta (pistoleta), dy armë të gjata dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

”I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim të armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ “, përfundon njoftimi i policisë.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 17:24Haziri në protestën masive: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem!
  • 17:23Haradinaj kërkon bashkim të deputetëve, nga ndërkombëtarët kërkon drejtësi: Ju na keni tradhëtuar, kthejeni besimin se na bie keq dy palëve
  • 17:04Ilir Shaqiri ndan tekstin e këngës ‘Jo në emrin tim’: S’ka as ditë të mbarë pa u kthy n’atdhe trimat çlirimtarë
  • 16:46Gazmend Syla solidarizohet me krerët e UÇK: Nga 16 shtatori edhe na jemi anëtarë të ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale’
  • 16:40Pankarta e qytetarit në protestë: Kryegjykatësi Charles Smith nën siluetën e Albin Kurtit, me çekiç të BE-së në dorë