Policia e Kosovës, ka njoftuar për bastisje që ka kryer në një shtëpi dhe objekt në Mitrovicën e Jugut.
Në komunikatë, bëhet e ditur se, nga bastisja janë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë e gjatë e modifikuar, 1 karikator, 25 fishekë, 1 granatë dore, 1 peshore ngjyrë e zezë, 1 gëzhojë dhe, 9 gramë substancë e dyshuar narkotike.
‘‘Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”’’, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.
Njoftimi:
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekuestron armë e municion
Mitrovicë e Jugut, 08 prill 2026
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) , mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Mitrovicën e Jugut.
Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar:
