Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia arreston dy persona në Ferizaj dhe Kaçanik për armëmbajtje pa leje

GD
Gazeta Demos18 shkurt 2026 në 18:35
Policia arreston dy persona në Ferizaj dhe Kaçanik për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj dhe Kaçanik për armëmbajtje të paautorizuar.

Në Ferizaj, Policia e arrestoi një 24-vjeçar, pasi pas bastisjes në një lokal, i është gjetur një pistoletë me tetë fishekë.

Ai gjatë intervistimit e ka pranuar se arma është e tij.

Kurse, në Kaçanik u arrestua një 45-vjeçar pasi iu gjet një pushkë gjuetie.

Më poshtë keni raportin e plotë nga dy rastet:

Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve në Ferizaj dhe Kaçanik Më datën 17.02.2026, rreth orës 21:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se personi Sh.R. (24 vjeç) posedon armë zjarri. Pas veprimeve hetimore dhe bastisjes në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) me tetë fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe gjatë intervistës ka pranuar se arma ishte në pronësi të tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve”. Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, më datën 18.02.2026, rreth orës 09:10, në fshatin Kotlinë në Kaçanik, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Kaçanik ka sekuestruar një armë zjarri (pushkë gjuetie) me 13 fishekë. I dyshuari me inicialet U.L. (45 vjeç), është shoqëruar në stacion policor dhe pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Bajqinovci uron Kurtin për formimin e Qeverisë
  • 23:20Kurti: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë në katër vitet e ardhshme
  • 22:53Musliu kritikon ashpër pozitën: Çka i kanë bërë Kuvendit, të vjen me vjellë
  • 22:35Prishtina mbulohet me kamera, ekspertët kërkojnë prova për rritjen e sigurisë
  • 22:22Çitaku: Kurti po sillet si monark – PDK nuk shantazhohet