Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia apel qytetarëve: Mos lini sende me vlerë në vende të dukshme në veturë

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 15:08
Policia apel qytetarëve: Mos lini sende me vlerë në vende të dukshme në veturë

Policia e Kosovës, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, duke mos u bërë ‘’cak i vjedhjeve nga automjetet’’.

Policia ka thënë se, qytetarët të tregojnë kujdes gjatë parkimit të automjeteve në parkingje publike e private, duke thënë se, rastet e vjedhjeve nga automjetet ndodhin për shkak se në brendësi të tyre lihen sende me vlerë në vende të dukshme duke u krijuar mundësi personave keqbërës të dëmtojnë automjetin dhe të përvetësojnë këto sende.

Komunikata:

Apel për kujdes – Mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet

Gjilan, 05 gusht 2026                                                  Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e veprave penale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, u bën thirrje të gjithë drejtuesve dhe shfrytëzuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë parkimit të automjeteve si në parkingje publike ashtu edhe në ato private.

Rastet e vjedhjeve nga automjetet ndodhin për shkak se në brendësi të tyre lihen sende me vlerë në vende të dukshme duke u krijuar mundësi personave keqbërës të dëmtojnë automjetin dhe të përvetësojnë këto sende.

Me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla apelojmë që të mos lini çanta, portofolat, telefona celularë, llapëtorët, tabletët, dokumente personale apo sende të tjera me vlerë në vende të dukshme brenda automjetit dhe para largimit nga automjeti siguroheni se dyert janë të kyçura dhe dritaret të mbyllura plotësisht.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton qytetarët që në rast se vërejnë persona ose veprime të dyshimta pranë automjeteve apo në parkingje të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrit pa pagesë 192 ose përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë".

sendevlerëvende

Më shumë nga Lajme

  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”
  • 23:13“O Hashim ti ku je, krejt Drenicën këtu e ke” – Drenicakët hipin mbi vetura dhe bllokojnë rrugën ‘Agim Ramadani’, ndërhyn Policia
  • 22:51Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!
  • 22:26Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë