Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 22:07
“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, elementet e asaj marrëveshjeje, të cilat ai i cilësoi si “autonomi” apo vetmenaxhim, tashmë po zbatohen në terren përmes mekanizmave të ndryshëm, përfshirë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Krejt kjo që po bëhet është implementimi i autonomisë që është bërë në Ohër. Sepse të gjitha pjesët e autonomisë që janë pranuar në Ohër, vetmenaxhimit që është quajtur atje, janë tashmë në terren. E ke draftin e Asociacionit që është sjell prej BE-së, që ka thënë nuk guxoni me ndërru. Dhe ai draft thotë se do të ketë një arbitrazh në Bruksel që kur rroken Asociacioni me Qeverinë e Kosovës nuk shkojnë në gjykatë por në Bruksel”, ka deklaruar ai.Ndërkohë, ai ka kritikuar edhe përdorimin e termit “vetmenaxhim”, duke pretenduar se ai po përdoret si zëvendësim për termin Asociacion.

“Pjesa e dytë janë dokumentet speciale, pasaportat që i ka njohur BE –ja me liberalizim të vizave për serbët në veri. Të tretin e ke Elektroserverin, e ke rrymën më lirë se këtu. E ke universitetin paralel që kanë më punuar këta që po iu japin leje, e ke shkolla dhe spitalet paralele, krejt pjesët tashmë janë në terren. Këtu tash vetëm duhet me kombinu edhe me iu vnu një kopurtunë juridike që me u themelu autonomia, ajo është Marrëveshja e Ohrit vetmenaximit, dhe Kurti e ka futur fjalën vetmenaxhim vetëm për me hek fjalën Asociacion”, ka deklaruar tutje ai në Debat Plus.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 07:39KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:34Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih
  • 23:18Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese