Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Plagosja në Fushë Kosovë: Të përfshirët janë familjar mes vete, Policia jep detaje

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 08:44
Plagosja në Fushë Kosovë: Të përfshirët janë familjar mes vete, Policia jep detaje

Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana.

“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri”.

Pllana ka thënë se personi i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”.

Sipas informacioneve i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu mësohet se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rënda janë familjarë mes vete.

Me urdhër të prokurorit kompetent janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe përgjegjësinë penale të personave të përfshirë.

Lidhur me rastin është iniciuar hetim për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga organet e rendit.

Më shumë nga Lajme

  • 15:08Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit
  • 15:01U lënduan policë e së paku 30 ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan
  • 15:01Musmurati: MF po e bllokon projektin 74-milionësh për pastrimin e Prishtinës, 100 kamionë dhe 10 mijë kontejnerë në pritje
  • 14:48Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve
  • 14:47Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social