Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Plagosja me armë zjarri në Nashec të Prizrenit, arrestohet i dyshuari

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 16:11
Plagosja me armë zjarri në Nashec të Prizrenit, arrestohet i dyshuari

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot, rreth orës 12:37, në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Toger Tahir Kabashi, i cili ka bërë të ditur se policia ka pranuar informatën për një person të plagosur dhe se patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke menaxhuar situatën.

Sipas Kabashit, viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore nga ekipi i emergjencës dhe më pas është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Nga mjekët është konfirmuar se i plagosuri, për momentin, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 16.12.2025 rreth orës 12:37 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një person të plagosur me armë zjarri në fsh Nashec të Prizrenit. Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur informatës ku ka menagjuar me vendin e ngjarjes. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjeksore nga urgjenca dhe i njejti është hospitalizuar për mjekim në spitalit rajonal të Prizrenit. I njëjti sipas mjekeve për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit dhe në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Kabashi.

Tutje, policia ka arrestuar personin e dyshuar lidhur me këtë rast, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri me dy karikatorë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe, në koordinim me të, Policia e Kosovës po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 20:1513 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 19:46“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
  • 19:42‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna
  • 19:40Fluks në kufi: Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë
  • 19:31Haliti: Bekim Berisha nuk është vlerësu sa duhet gjatë Iuftës