Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari në Prizren

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 22:50
Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari në Prizren

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, ku është plagosur një 29-vjeçar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 18:00 ka pranuar informacionin për të shtëna, ndërsa pak minuta më vonë Spitali Rajonal i Prizrenit ka raportuar se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Viktima ka marrë plagë në këmbën e majtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 18:12, nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Prizrenit është njoftuar se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagosjes nga arma e zjarrit. Viktima, Z.B., mashkull 29 vjeç, ka pësuar plagë në këmbën e majtë dhe sipas mjekut gjendja e tij është stabile”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet, ndërsa rasti po trajtohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Më shumë nga Lajme

  • 08:55S’përfshihet projektligji i PDK për Specialen, këto janë 35 pikat e mbledhjes së Qeverisë për sot
  • 08:54Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë
  • 08:26Caktimi i panelit, avokati i Popullit për Specialen: Shqetësuese, s’iu nënshtrua asnjë kontrolli
  • 08:24Haziri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet para 6 tetorit
  • 07:59Qendra “Gjenocidi në Kosovë” letër krerëve të shtetit: Të zhbëhet Gjykata Speciale