Sot ka rënë sistemi i Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj, dhe kjo ka bërë që të pezullohet përkohësisht hyrja në këtë shtet.
“Ju njoftojmë se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e saj”, thuhet në postimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
“Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së”.