Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KFOR-i, Policia dhe FSK-ja testojnë gatishmërinë për kriza, zhvillohet ushtrimi “Shpata e artë”

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2026 në 17:12
KFOR-i, Policia dhe FSK-ja testojnë gatishmërinë për kriza, zhvillohet ushtrimi “Shpata e artë”

Policia e Kosovës, KFOR-i, EULEX-i, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME) dhe shërbimet shëndetësore kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët operacional “Shpata e artë”, në kampin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë.

Sipas njoftimit të Policisë, qëllimi i këtij ushtrimi ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për reagim në raste emergjente dhe incidente kritike, ku kërkohet angazhim i përbashkët për ruajtjen e sigurisë publike.

Përmes këtij aktiviteti synohet të sigurohet reagim i shpejtë, efikas dhe efektiv ndaj sfidave të mundshme të sigurisë, si dhe të kontribuohet në krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët.

Ushtrimi “Shpata e artë” është përcjellë nga afër nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Onur Çakici, shefi i EULEX-it, Antero Lopes, si dhe përfaqësues të FSK-së, AME-së, shërbimeve shëndetësore dhe zyrtarë të lartë policorë.

Në përfundim të ushtrimit, pjesëtarët e institucioneve pjesëmarrëse janë përgëzuar për angazhimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, si dhe për gatishmërinë e treguar për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

ushtrimishpataartë

Më shumë nga Lajme

  • 17:46Incident jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
  • 17:24Mbi 1,100 fëmijë të vrarë e të plagosur në Ukrainë për 10 muaj, UNICEF alarmon me shifrat
  • 17:14Aktakuzë ndaj tre personave për gjysmë ton narkotikë në Maqitevë të Suharekës
  • 17:11Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia për Apelin dhe iniciativa e re për Specialen
  • 16:30Shiroka Pula pret ambasadoren kroate, vlerëson mbështetjen e Kroacisë për Kosovën