“Sot në Rashkë me udhëheqësit e Listës Serbe, pas përpjekjes së Kurtit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje. Diskutuam për situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në vendbanimet serbe, si dhe për hapat e mëtejshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq në platformën “X”, duke publikuar edhe fotografi nga takimi.

Në seancën e djeshme të KQZ-së, vetëm dy anëtarë mbështetën kandidimin e Listës Serbe dhe të Demokracisë Serbe, dy nga Vetëvendosje ishin kundër, ndërsa shtatë abstenuan.

Takimi i Petkoviqit në Rashkë vjen edhe në prag të protestës së paralajmëruar për nesër në Mitrovicën e Veriut, e cila është lajmuar nga Shoqata e Pensionistëve si tubim për “paqe dhe tolerancë”. Ky tubim do të mbahet në të njëjtën kohë me tubimet pro Vuçiq në Serbi.