Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në aksidente trafiku

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 17:47
Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në aksidente trafiku

Gjatë pesë ditëve të fundit, pesë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në vende të ndryshme të Kosovës

Rasti më i fundit është regjistruar të dielën rreth orës 18:20 në rrugën Prizren–Gjakovë, në fshatin Piranë, ku një drejtues automjeti dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Një tjetër aksident fatal ka ndodhur, më 19 mars në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë, ku janë përfshirë tri vetura, dy civile dhe një zyrtare e policisë si dhe një këmbësor. Viktima ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një nga drejtuesit e veturave është ndaluar si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit.

Po atë ditë, në Prizren, në rrugën “Transiti i vjetër”, një drejtues motoçiklete ka humbur jetën pasi është përfshirë në një aksident trafiku. Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, më 18 mars në Prizren, një këmbësor është goditur në vendkalim nga një veturë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është arrestuar.

Po ashtu, një aksident tjetër fatal është regjistruar më 18 mars në magjistralen Podujevë–Prishtinë, ku një drejtues motoçiklete ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike, duke ndërruar jetë në vend.

Në të gjitha rastet, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve janë duke vazhduar.

Këto raste të njëpasnjëshme ngritin shqetësim për sigurinë në trafik dhe bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 18:16Zyrtarë të Policisë së Kosovës përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar të internshipit në Gjermani
  • 18:15Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe për Time Kadrijaj
  • 18:05Aksident fatal në Muhovc të Ferizajt, vdes një person
  • 18:02Glauk Konjufca i reagon Volodymyr Zelenskyy
  • 18:01Murtezaj: Është momenti i fundit që institucionet e Kosovës të konsolidohen