Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh, detaje nga Policia

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 09:18
Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh, detaje nga Policia

Pesë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Katër prej tyre janë raportuar në rajonin e Gjakovës, e një në Prishtinë.

Një grua është arrestuar dje në Prishtinë pasëi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së saj.

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 13.07.2025 – 10:20. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së saj. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”

Në Gjakovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se u ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike tri grave.

“DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë / 13.07.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Një grua është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se e ka rrahur një grua tjetër.

“Gjakovë / 13.07.2025 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se kishte rrahur viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”

Një person është arrestuar në Malishevë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike një gruaje.

“Malishevë / 13.07.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Një grua është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës.

“Gjakovë / 13.07.2025 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”

Më shumë nga Lajme

  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit
  • 22:47Intervista e ish-presidentit Thaçi, vjen reagimi nga kandidati për deputet nga VV-ja