Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Morina: Ta kujtojmë sakrificën e tij, shteti është ende i sfiduar

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 08:13
Përvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Morina: Ta kujtojmë sakrificën e tij, shteti është ende i sfiduar

Sot bëhen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ish-profesori në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, ka thënë se kjo ngjarje mbetet një plagë e rëndë, por edhe një amanet për të ardhmen e Kosovës.

“Rreshteri Afrim Bunjaku nuk ishte vetëm një polic i devotshëm, por një atdhetar që dha jetën për vendin. Gjaku i tij na obligon të jemi më të bashkuar, më të fortë dhe më të vendosur për ta mbrojtur Kosovën,” deklaroi Morina.

Ai theksoi se familja e Bunjakut ka dhënë më të shtrenjtën për këtë vend dhe se shoqëria ka detyrim moral e institucional të qëndrojë pranë tyre.

Postimi i plotë i tij:

Dy vite nga sulmi terrorist në Banjskë ! Dy vite më parë, më 24 shtator 2023, Kosova u përball me një nga momentet më të rënda pas luftës. Në Banjskë ndodhi një sulm i organizuar, i cili nuk ishte thjesht një incident, por një akt terrorist me synim të qartë – të godiste shtetin e Kosovës, policinë e saj dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Në atë ditë të rëndë, ne humbëm një hero – rreshterin Afrim Bunjaku. Ai u vra duke mbrojtur rendin dhe ligjin, duke bërë detyrën e tij me përkushtim deri në fund. Afrimi ishte një njeri i thjeshtë, një polic i devotshëm, por mbi të gjitha një atdhetar që dha jetën për vendin. Ky përvjetor na kujton sakrificën e tij dhe njëkohësisht na bën më të vetëdijshëm se shteti ynë ende është i sfiduar. Por, mesazhi që del nga ajo ngjarje është i qartë: Kosova nuk frikësohet, nuk zmbrapset. Gjaku i dëshmorëve si Afrimi na obligon të jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për ta mbrojtur vendin tonë. Pra, sot nuk flasim vetëm për humbjen, por edhe për krenarinë. Krenarinë që kemi pasur në mesin tonë njerëz si Afrimi, dhe përkushtimin që të gjithë ne ta çojmë përpara amanetin e tij – një Kosovë të lirë, të sigurt dhe demokratke; Familja e Afrimit ka dhënë më të shtrenjtën për këtë vend. Ata duhet të ndihen krenarë, sepse emri i Afrimit do të kujtohet gjithmonë me respekt e nderim. Ne si shoqëri kemi obligim moral dhe institucional t’i qëndrojmë pranë, sepse sakrifica e tij nuk ishte vetëm për policinë, por për gjithë Kosovën.

Më shumë nga Lajme

  • 16:10Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, i cili akuzohet për vrasjen e argjentinases
  • 16:07Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje për president – kemi zgjedhje të reja
  • 15:58E rëndë: Këta janë tre mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në një aksident në Gjermani
  • 15:43Abdixhiku: Kemi kërkuar që Presidenti të propzohet nga LDK – nuk ramë dakord
  • 15:33Abdixhiku: Jemi shumë, shumë largë marrëveshjes më LVV-në