Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

GD
Gazeta Demos16 janar 2026 në 15:57
Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me njoftim për hetimin dhe verifikimin e pretendimeve për keqtrajtim nga zyrtarët policorë në Leposaviq, incident ky i raportuar para mesnatës së 13 janarit, tek Ura e Bistricës.

Denoncimi i qytetarit që e akuzoi Policinë, pas veprimeve të ndërmarra doli të jetë lajmërim i rremë, për çka është iniciuar rasti.

“Pas analizimit të provave dhe video-incizimeve është vërtetuar se të njëjtat nuk pasqyronin pretendimet e palës dhe se zyrtarët policorë me asnjë veprim nuk dyshohej se kishin tejkaluar autorizimet e tyre apo përdorur forcën.

Nga procesi i analizimit të video incizimeve hetuesit e IPK-së kanë vërejtur se pretendimet e ankuesit janë të sajuara dhe të njëjtat i janë paraqitur prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i cili ka kërkuar që ndaj ankuesit tani i dyshuar të iniciohet rast dhe hetim penal me dyshimin për veprën penale “Lajmërim i rremë apo kallëzim i rremë.” – njoftoi IPK.

Ndryshe, raportimi i tij ishte se zyrtarë të Policisë së Kosovës e kishin ndaluar në një pikë kontrolli derisa ishte duke drejtuar një automjet të markës Audi A4 (me targa të Republikës së Serbisë) dhe se i njëjti kishte brenda veturës së tij edhe dy pasagjerë.

“Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar ankuesi në cilësinë dëshmitarit në prezencën e avokatit të tij mbrojtës ku i njëjti ka deklaruar se gjatë kontrollit nga zyrtarë të Policisë së Kosovës ishte keqtrajtuar dhe goditur nga zyrtarët policorë. I njëjti ka potencuar para hetuesve të IPK-së se si pasojë e këtij keqtrajtimi kishte pësuar lëndime prapa në qafë, në bërrylin e majtë, në dorën e djathtë dhe në këmbë nga zyrtari policor i cili e kishte bërë kontrollin sipërfaqësor në trup dhe për këtë ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë – Veri. Sipas tij, njëri nga zyrtarët policor e ka goditur edhe shokun e tij me kondak të armës së gjatë në këmbë.

Hetuesit e IPK-së në kuadër të veprimeve hetimore dhe të procesit të verifikimit të pretendimeve të ankuesit kanë siguruar prova duke përfshirë edhe video incizim nga kamerat e sigurisë që kanë mbuluar me pamje vendin ku është kryer ndalesa në pikën e kontrollit nga zyrtarët policorë.”

Më shumë nga Lajme

  • 11:59Ndërpritet seanca e Kuvendit, protestojnë deputetët e PDK-së
  • 11:50Albin Kurti s'ka emër për kryekuvendar, kërkon kohë shtesë
  • 11:44Betohen deputetët e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës
  • 11:43Miratohet raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandatit të deputetëve
  • 11:20Protestuesi i afrohet Bedri Hamzës dhe Enver Hoxhajt, ndalohet nga veterani i UÇK-së