I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me kandidatën e tyre për president, Vjosa Osmani, dje ka zhvilluar takim me votuesit e Lipjanit, me çrast zhvilluan bashkëbisedim lidhur me çështjet thelbësore që e prekin përditshmërinë e qytetarëve, dhe jo vetëm, raporton GazetaDemos.
Në mesin e pyetjeve të parashtruara, një qytetare u interesua për qëndrimet e përfaqeësuesve të LDK-së në raport me zhvillimet e fundit në Skenderajt, atje ku kryetari i degës së VV-së e akuzoi kryetarin e Skenderajt nga PDK për ushtrim dhune fizike.
Abdixhiku gjeti rastin të distanciohet nga këto zhvillime, duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka tjra vizione, teksa shtoi se beson që edhe populli i Kosovës vazhdon përpara me punë drejt së ardhmes, e larg dhunës.
