Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së Përparim Rama ka votuar. Ai pas hedhjes së votës, uroi fitoren e Shqipërisë. Rama deklaroi se shpreson që të fitojë edhe kryeqyteti. Ai theksoi se uron që fitorja të jetë e atyre që i çojnë proceset përpara me vizion. “Faleminderit shumë të nderuara media për punën e mrekullueshme që po e bëni, urime për fitoren e Shqipërisë dje, historike. Uroj edhe sot të fitojë kryeqyteti, zhvillimi i vendit tonë, një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, unifikim, zgjidhje e përbashkët për të ardhmen e fëmijëve tanë. Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që i çojnë proceset përpara me vizion, për fëmijët tanë”, tha Rama.
Lajme
Përparim Rama voton: Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë ndërkombëtarë
