Pas linjave të reja të transportit urban e aplikacionit për vendndodhjen e autobusit, Përparim Rama ka prezantuar zhvillimin tjetër pozitiv që lidhet me transportin.
Ai ka prezantuar Kuletën Digjitale, ku bileta blihet me një klik.
“Linjat e reja të transportit urban veç nisën sot! Aplikacioni për me pa kur vjen autobusi veç është lansu! E tash, biletën e trafikut urban e blen me veç 1 klik n’Kuletën Digjitale!”, ka shkruar Rama.
