Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar nivelin qendror në Kosovë që drejtohet nga Vetëvendosje. Rama ka thënë se ata në njërën anë shiten patriotë, e në anën tjetër bllokojnë dhe e çojnë vendin poshtë e më poshtë. “Unë jam i hapur për bashkëpunim, kur këta zgjohen prej gjumit e normalizohen, nuk marrin vendime normale, abnormale janë, kundër qytetarëve. Në njërën anë shiten patriotë, në anën tjetër donë me çu vendin poshtë e ma poshtë. Jemi në nivelin më të ulët në raporte me ndërkombëtarë. Zhag për toke, nuk kemi qenë kurrë në raport me partnerët”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.
Lajme
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e donë me çu vendin poshtë e më poshtë
