Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se projektligji për ndryshimet lidhur me Gjykatën Speciale nuk ka bazë për të mbijetuar në Gjykatën Kushtetuese.
Molliqaj ka thënë se sipas vlerësimit të tij, ligji është hartuar në atë mënyrë që të mos mund të mbijetojë në shqyrtimin kushtetues.
“Ai ligj nuk ekziston. Ai u shkru për mos me ekzistu, sepse asnjë gjasë logjike e juridike nuk e ka me mbijetu ligji. Ligji do të rrëzohet në tërësinë e tij prej Gjykatës Kushtetuese, në Dhomën e Veçantë”, ka deklaruar Molliqaj.
Ai ka theksuar se PSD-ja nuk e ka mbështetur projektligjin dhe se, sipas tij, partia nuk ka folur për të, për shkak të qëndrimit që ka pasur ndaj kësaj nisme.
“Për këtë arsye, PSD-ja për asnjë moment nuk e ka mbështet ligjin dhe s’ka fol për ligjin”, ka thënë Molliqaj në Kanal10