Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kundër-kandidati Hajrulla Çeku nuk ka plane e as vizion.

Rama tha se Çeku flet për demagogji.

“Kemi dërgu kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe sekretarit, ata ta tregojnë si ka ndodh. Me kësi demagogji po humbim kohë. Le t’i kthehemi vizionit e projekteve. Ne e kemi miratu, po këta nuk e kanë fut në bxuhet, edhe si rezultat të hyrave tona vetanake, të hyrat tona vetanake që paguajmë taksat ti Ermal, Hajrullahu, unë e të gjithë ata që punojnë, taksat që shfrytëzohen për të mirën e qytetarëve, këta i kanë bllokuar. Ky nuk din me fol për projekte e vizion, na humb kohën. Jo demagogji që është trajnu me Dejona Mihalin”, tha Rama në Dukagjini.