Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar në Strasburg më 16 nëntor, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ai ka theksuar se Prishtina qëndron krah shqiptarëve kudo ku kërkohet drejtësi dhe ku ngritet zëri kundër padrejtësive që bien mbi luftën çlirimtare.
