Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ai ka realizuar projekte, duke thyer rekord.

Rama ka theksuar se projektet janë realizuar pavarësisht bllokadave.

“Kurrë në histori të Prishtinës nuk është punuar më shumë, përkundër bllokadave, shantazheve. Paramendo te kishim pas një qeveri që nuk bllokon. Këto kanë thy rekord, kjo tregon që ne nuk jemi ndalur, nuk kam ardh këtu me thanë nuk kemi mujt me bo”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.