Dy persona, një burrë dhe një grua, janë arrestuar në Gjakovë pas një përleshjeje mes tyre, që dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 gusht rreth orës 19:30, ndërsa të dyshuarit, të cilët janë bashkëshortë, janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.
