Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë dhe të fundit për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë, u bë e ditur se deri në orën 20:00, votimi është përmbyllur në 26 nga 30 përfaqësitë diplomatike.
Ndërkaq, në orën 01:00 të ditës së diel, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë e tjera, në ShBA dhe Kanada.
