Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve, QNR do të dalë me raport për gjetjet

GD
Gazeta Demos19 qershor 2026 në 12:45
Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve, QNR do të dalë me raport për gjetjet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta me vendim të KQZ’së.

Pjesa më e madhe e vendvotimeve ishin rinumëruar dje, teksa paraditen e sotme i janë nënshtruar procesit nëntë vendvotimet e mbetura.

“QNR do ta përgatisë një raport lidhur me gjetjet”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i vendvotimeve të rinumëruara përbën 7.41% të 2,498 vendvotimeve të rregullta, në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026.

Numri i vendvotimeve, për të cilat KQZ vendosi që të rinumërohen, sipas komunave është si në vazhdim: Deçan (4 vendvotime, 8.33%); Gjakovë (10, 6.94%); Gllogoc/Drenas (5, 6.85%); Gjilan (9, 7.09%); Dragash (4, 7.02%); Istog (4, 6.67%); Kaçanik (3, 6.82%), Klinë (5, 8.06%); Fushë Kosovë (5, 8.06%); Kamenicë (3, 6.52%); Mitrovicë e Jugut (7, 7%); Leposaviq (2, 8%); Obiliq (3, 8.82%); Rahovec (5, 6.67%); Pejë (9, 6.67%); Poduejevë (7, 6.80%) Prishtinë (18, 6.87%); Prizreni (16, 6.90%); Skëndera (5, 7.04%), Shtime (3, 9.09%) Shtërpcë (2, 11.76%); Suharekë (6, 6.98%); Ferizaj (10, 6.85%); Viti (5, 8.06%); Vushtrri (6, 6.74%); Zubin Potok (2, 13.33%); Zveçan (2, 18.18%); Malishevë (5, 6.94%); Junik (1, 16.67%); Mamushë (1, 20%); Hani i Elezit (1, 9.09%); Graçanicë (3, 9.09%); Ranillug (1, 10%); Partesh (1, 14.29%); Kllokot (2, 25%) dhe Mitrovicë e Veriut (2, 9.52%).

KQZ ka paraparë këtë masë kontrollipër të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar. Qëllimi është që të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi”, theksohet në njoftim.

KQZ ka deklaruar të mërkurën se është e gatshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare, por se vetëm po pret përfundimin e afatit për ankesa.

Planifikimi ka qenë që ato të shpallen me 26 qershor, e certifikimi me 6 korrik.

Më shumë nga Lajme

  • 20:43Dogana konfiskon mijëra aksesorë elektronikë dhe produkte me marka të njohura
  • 20:42Moti për fundjavë: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë
  • 20:30Lavrovi, Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në
  • 19:58Shkoi për operacion estetik në Turqi, 38-vjeçarja humb jetën tragjikisht
  • 19:44Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë