Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfundon numërimi në pesë bashki të Shqipërisë, PS fituese absolute

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 08:05
Përfundon numërimi në pesë bashki të Shqipërisë, PS fituese absolute

Vlora ishte bashkia e parë që shpalli rezultatin përfundimtar, me pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje, 12.5% të votuesve me të drejtë vote.

Kandidatja e Partisë Socialiste, ish-deputetja Brunilda Mersini, fitoi mandatin me 78% ose 15,672 vota.

Kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët mori 2,333 vota (11.68%), ndërsa këshilltari i PD që garoi i pavarur siguroi 1,975 vota (9.88%), me një diferencë prej 358 votash mes tyre.

Në Bashkinë e Cërrikut, kandidati i Partisë Socialiste, Florenc Doka, fitoi me 6,201 vota, ose 66.22% të totalit. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha, mori 1,888 vota, ndërsa kandidati i subjektit “Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima, mori 1,275 vota.

Diferenca mes dy të fundit ishte 613 vota, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Në Bashkinë e Beratit, kandidati i Partisë Socialiste siguroi 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit.

Kandidati i mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa, mori 2,607 vota ose 16.65%.

Në Tepelenë, ku u përdor paralelisht edhe sistemi i numërimit me inteligjencë artificiale, kandidati i PS-së, Gramos Sako, fitoi me 3,261 vota ose 77.85%. Kandidati i mbështetur nga PD, Gabriel Guma, mori 928 vota.

Në Bashkinë e Matit, kandidati i PS-së, Altin Bojini, fitoi me 7,425 vota. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Eduart Brahilika, mori 3,184vota ose 27.02%. Kandidatja e pavarur Suzana Pasha, që më parë ka qenë pjesë e PS-së, siguroi 549 vota ose 5.17%.

Në total, në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme morën pjesë 18.45% e votuesve nga 334,539 qytetarë me të drejtë vote.

Pjesëmarrja më e lartë u regjistrua në Mat me 39.36%, ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25%, Berati me 19.98% dhe Vlora me 12.54%.

Më shumë nga Lajme

  • 12:38Tahiri: LVV dhe Kurti po zgjedhin krizën politike
  • 12:37Lushaku: Pamje e keqe në Kuvend, përgjegjësia për moskonstituim bie mbi partinë e parë
  • 12:35Albin Kurti nuk jep emër, Dehari ndërpren punimet e seancës
  • 12:22Publikohen pamje: Momenti kur sulmohet me vezë Albin Kurti nga deputetja Time Kadrijaj
  • 12:21Tensione në Kuvend, Time Kadrijaj sulmon me vezë Albin Kurtin