Numërimi i votave për kandidatët për kuvendin komunal në Klinë ka përfunduar në Qendrën Komunale për Numërim.
Komuna e Klinës do të jetë në balotazh sipas rezultateve preliminare të KQZ-së pasi asnjëri nga dy kandidatët e parë Zenun Elezaj AAK e Sokol Bashota PDK nuk arritën kuotën e kërkuar mbi pesëdhjetë për qind në raundin e parë.
QKN në këtë komunë sot ka përfunduar numërimin e votave për asamble komunale. Fitues është AAK-ja me 46.38 për qind. PDK-ja renditet e dyta me 31.87 për qind, LDK-ja 14.32, Lëvizja Vetëvendosje 5.06, PSHDK 1.6, Lista Serbe 0.99 dhe Partia Liberale Egjiptiane 0.23.
Këto janë votat që kanë fituar kandidatët e subjekteve politike për Kuvend Komunal në Klinë:
AAK
1] MARQE SELMANAJ7.525
