Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Përfundon numërimi i votave, Krasniqi: PDK – partia më e votuar në Kosovë

GD
Gazeta Demos24 tetor 2025 në 13:01
Përfundon numërimi i votave, Krasniqi: PDK – partia më e votuar në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ. Krasniqi ka thënë se PDK është partia më e votuar në nivel vendi.

Sipas Krasniqit, rezultati me mbi 187,500 vota tregon qartë se qytetarët e Kosovës kanë besuar përsëri në vizionin e PDK-së për zhvillim dhe qeverisje të mirë.

“Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka falënderuar të gjithë qytetarët, kandidatët, anëtarët dhe aktivistët për besimin dhe angazhimin e tyre.

“Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë”

“Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!”, ka shkruar ai.

memli krasniqiPDK

Më shumë nga Lajme

  • 18:03“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë
  • 17:54Aksion policor në Pejë – arrestohet një person, i gjenden armë zjarri dhe rreth 300 gramë marihuanë
  • 17:48Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë
  • 17:48Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, kapet 40-vjeçari në Ferizaj
  • 17:34Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj