Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘‘Përfitim 500 mijë euro’’ – Dyshohet që lëshoi mbi 1600 diploma false, arrestohet një person në Prizren, detaje

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 16:16
‘‘Përfitim 500 mijë euro’’ – Dyshohet që lëshoi mbi 1600 diploma false, arrestohet një person në Prizren, detaje

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi, nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Në komunikatë thuhet se, i dyshuari pandehuri I.Ç, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të Qendrës për Verifikim të Aftësive Profesionale “A.” në Prizren, dyshohet se ka lëshuar diploma të aftësimit profesional për profesione të ndryshme, pa u zhvilluar trajnimet përkatëse teorike dhe praktike, ndonëse në diploma është paraqitur se këto trajnime janë përfunduar me sukses.

‘’ Nga veprimet hetimore rezulton dyshimi se, nga viti 2019 e deri më tani, janë lëshuar rreth 1,679 diploma për profesione të ndryshme, ndërsa pagesa për një diplomë dyshohet të ketë qenë rreth 300 euro, ndërsa përfitimi nga kjo veprimtari e kundërligjshme dyshohet te jetë rreth pesëqind mijë (500,000.00) euro’’, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë shtohet se, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësi të provave: 333 diploma profesionale, të vulosura dhe të pavulosura, me emrat e kandidatëve; dy pajisje kompjuterike, në të cilat ishte i instaluar programi për regjistrimin e diplomave; dy USB me të dhëna; tri vula të biznesit; një telefon mobil i të dyshuarit; 11 fleta me shënime lidhur me borxhet dhe pagesat; 630 euro para të gatshme; dhe nëntë kartëvizita të biznesit.

Komunikata:

Arrestohet një person nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim

Prizren, 18 Gusht 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pas informatave të pranuara në Prokurori nga një OJQ vendore dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka arrestuar personin me inicialet I.Ç., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, paragrafi 1, dhe “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve të ngritura në kuadër të hetimeve të deritanishme, i pandehuri I.Ç, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të Qendrës për Verifikim të Aftësive Profesionale “A.” në Prizren, dyshohet se ka lëshuar diploma të aftësimit profesional për profesione të ndryshme, pa u zhvilluar trajnimet përkatëse teorike dhe praktike, ndonëse në diploma është paraqitur se këto trajnime janë përfunduar me sukses.

Sipas të dhënave të siguruara gjatë hetimit, këto diploma dyshohet se janë përdorur për punësim brenda dhe jashtë vendit, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit.

Nga veprimet hetimore rezulton dyshimi se, nga viti 2019 e deri më tani, janë lëshuar rreth 1,679 diploma për profesione të ndryshme, ndërsa pagesa për një diplomë dyshohet të ketë qenë rreth 300 euro, ndërsa përfitimi nga kjo veprimtari e kundërligjshme dyshohet te jetë rreth pesëqind mijë (500,000.00) euro

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra, është siguruar urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore në Prizren, i cili është zbatuar në bashkëpunim me inspektorët tatimorë. Gjatë kontrollit janë siguruar dëshmi që, sipas dyshimeve të hetimit, tregojnë se subjekti në fjalë nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe nuk ka qenë i autorizuar për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësi të provave:

333 diploma profesionale, të vulosura dhe të pavulosura, me emrat e kandidatëve;

dy pajisje kompjuterike, në të cilat ishte i instaluar programi për regjistrimin e diplomave;

dy USB me të dhëna;

tri vula të biznesit;

një telefon mobil i të dyshuarit;

11 fleta me shënime lidhur me borxhet dhe pagesat;

630 euro para të gatshme; dhe

nëntë kartëvizita të biznesit.

I dyshuari gjendet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa, brenda afatit ligjor, Prokuroria do të vlerësojë paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale.

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës ftojnë çdo qytetar që dyshon se është mashtruar apo dëmtuar lidhur me pajisjen me diploma ose dokumente të aftësimit profesional nga subjekti në fjalë, që të paraqitet dhe ta raportojë rastin në Prokurorinë Themelore në Prizren ose në stacionin më të afërt policor. Çdo informacion i ofruar do të trajtohet në pajtim me procedurat ligjore dhe do të kontribuojë në zbardhjen e plotë të rastit

diplomaprizreneuro

Të ngjashme

Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burg për  lëndim trupor

Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burg për lëndim trupor

17:17
Rizvanolli: Përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë Euro thëngjill në Maqedoni të Veriut

Rizvanolli: Përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë Euro thëngjill në Maqedoni të Veriut

11:50
Largohen mbeturinat në Kalabri, qytetarët paralajmërohen me gjobë deri 500 euro

Largohen mbeturinat në Kalabri, qytetarët paralajmërohen me gjobë deri 500 euro

22:49
KEK zbulon detajet e kontratës me Maqedoninë e Veriut: Qymyri shitet për 73.2 milionë euro

KEK zbulon detajet e kontratës me Maqedoninë e Veriut: Qymyri shitet për 73.2 milionë euro

20:58

Më shumë nga Lajme

  • 18:40Çka deklaroi Kurti pas takimit me Abdixhikun?
  • 18:37U lënduan nga zjarri në një hotel në Vlorë, përmirësohet gjendja e tri ferizajaseve
  • 18:19Lajmi i fundit- Përfundon takimi, Kurti flet para mediave
  • 18:16Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane
  • 18:16BE tha se janë plotësuar kushtet për hapjen e urës së Ibrit, Petkoviq i shkrun Sorensenit, ia shpreh ‘‘shqetësimin’’ e Serbisë