Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Aliu në Ferizaj, mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

GD
Gazeta Demos29 janar 2026 në 20:12
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Aliu në Ferizaj, mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë qëndruar sot në Komunën e Ferizaj, ku janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e platformës e njoftuan Kryetarin Aliu me misionin e “Liria ka Emër” dhe me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të dinjitetit të luftës çlirimtare.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, shprehu mbështetje të plotë për këtë iniciativë qytetare dhe u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje.

“Lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Drejtësia për ata që sakrifikuan për këtë vend nuk guxon të politizohet. I ftoj qytetarët e Ferizajt dhe të gjithë Kosovës që më 17 shkurt të bashkohen në Prishtinë për drejtësi të vërtetë për çlirimtarët tanë”, tha Aliu.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, vlerësoi mbështetjen institucionale dhe qytetare që po merr marshi nëpër Kosovë.

“Mbështetja nga Ferizaj është dëshmi se kjo kauzë i përket ndërgjegjes qytetare. Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është thirrje paqësore për drejtësi të paanshme dhe për respektimin e së vërtetës sonë historike”, tha Hoxha.

Edhe përfaqësuesi tjetër i platformës, Ismail Tasholli, theksoi rëndësinë e mobilizimit gjithëpërfshirës.

“Ky marsh nuk është kundër drejtësisë, por kundër politizimit të saj. Më 17 shkurt marshojmë si qytetarë, për dinjitetin e luftës çlirimtare dhe për drejtësi që nuk selektohet”, tha Tasholli.

Platforma Liria ka Emër do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës, me synimin e një mobilizimi sa më të gjerë qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në Prishtinë.

liria ka emer

Më shumë nga Lajme

  • 23:31‘‘Donika tradhtare’’, Peci i reagon Mërgim Lushtakut: Axhamiu i Samisë, shihe çfarë helmi prodhon PDK’ja kur bjen nata
  • 23:22Deputetja e LDK ankohet për shllajfa, bori, bërtima në protestë: PDK t’i riorientojë protestuesit
  • 23:03Berisha: E kam incizimin, ishte urdhër të themelohej Gjykata Speciale, Kosova s’kishte alternativë
  • 22:44Besnik Berisha ngre alarmin, bën thirrje për protestë paqësore: Kjo është e keqja që mund t’i godasë ish-krerët në Hagë
  • 22:32Dy të lënduar nga përleshja me thikë në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar