Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përballja me Dhomat e Specializuara e rasti “Veteranët”, Shukri Buja hap letrat, flet për rikthimin e tij

GD
Gazeta Demos1 tetor 2025 në 22:38
Përballja me Dhomat e Specializuara e rasti “Veteranët”, Shukri Buja hap letrat, flet për rikthimin e tij

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka folur rreth vendimit të tij për t’u rikthyer sërish në garë për të parin e kësaj komune.

Duke kujtuar ecejakën e tij politike, Buja shpejgoi proceset me të cilat u përball për më shumë se një dekadë, ku theks të veçantë i dha procesit në Dhomat e Specializuara.

“Miqtë menjëherë pas zgjedhjeve lokale në 2013 kur u largova nga komuna, në vitin 2014 kam fituar për deputet në Parlamentin e Kosovës, kam qenë deri në zgjedhjet tjera 2016, dhe nuk kam kandidu për shkak të akuzave që më janë ngritur, teksa në vitin 2019 kam qenë këshilltar politik i presidentit Thaçi, dhe pas arrestimit të tij kam pasur një periudhë bukur të rëndë të hetimeve nga Dhomat e Specializuara deri në pesë vite, derisa ka përfunduar edhe ky proces”, tha Buja.

Ai gjithashtu deklaroi se gjatë kësaj periudhe ka qenë në rrjedha politike por që ka vendosur të qëndrojë larg mediave për shkak të hetimeve nga Dhomat e Specializuara.

Buja foli edhe për rastin “Veteranët”, ku tha se udhëheqësi i apelit ka qenë serbi, Dimitrie Petroviç, që sipas tij ka urrejtje patologjike për UÇK-në, e me çrast edhe u stërgjat procesi.

“Jemi liruar nga fajësia nga Gjykata Themelore por është shkuar në Gjykatë të Apelit dhe kemi pasur një stërgjatje të këtij procesi. Në rigjykim është stërgjatur kjo çështje. Vendimi i Gjykatës së Apelit ka qenë me banalitete”, tha Buja.

Se për çfarë banalitete e ka fjalën kandidati i PDK-së për Lipjan, mund ta dëgjoni në vijim:

VIDEO

Më shumë nga Lajme

  • 17:11Thirrja e mërgimtarit për pushkatim ndaj Haradinajt, reagojnë nga Aleanca
  • 17:09Lladrovci: Kushdo që shkel Kushtetutën, nuk do të duhej të ketë të drejtë në postet publike e as për Kuvend për pesë mandatet e ardhme
  • 17:02Çitaku: Edhe nesër do të jemi në Kuvend, sërish do bëjmë kërkesë për seancë – PDK do të jetë aktive
  • 16:45Miftaraj kërkon reagimin e prokurorisë pas thirrjes të mërgimtarit për pushkatim ndaj Haradinajt: S'ka nevojë me u tut
  • 16:43Çitaku: Mandatin na e kanë dhënë qytetarët, jo Albin Kurti