Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Për Osmanin dialogu me Serbinë nuk është pika e fortë e Kurtit – flet me shqetësim për Marrëveshjen e Ohrit

GD
Gazeta Demos7 prill 2026 në 21:49
Për Osmanin dialogu me Serbinë nuk është pika e fortë e Kurtit – flet me shqetësim për Marrëveshjen e Ohrit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për dallimet e saj me Kryeministrin Albin Kurti, duke shpërndarë kritika të forta për Marrëveshjen e Brukselit dhe në veçanti Aneksin e Ohrit, të nënshkruara nga Kurti.

Në një intervistë në Pressing, Osmani tha se dikur Kurti kishte qëndrim superlativ për të.

“Po tani në fund ka qëndrim tjetër, nuk e ka siç e ka pasur më përpara”, tha ajo.

Për Osmanin, e cila e hapi sërish “arkivën” e saj nga koha kur ishte presidente, dialogu me Serbinë nuk është pika e fortë e Albin Kurtit.

“Do t’u thoja të mendoheshin dy herë para se ta thonë një gjë të tillë. Rezultatet dihen. Të rimendohen para se të thuhet një gjë e tillë”, tha ajo.

Për më tepër, Osmani foli për qëndrimet e mëhershme të Kurtit se duhet t’i besohet më shumë ish-ndërmjetësit Miroslav Lajçak sesa atyre amerikanë, me deklaratën e famshme “se Kosova nuk është në kufi me Meksikën”.

“Kosova është dashur t’i besojë më shumë Amerikës se Lajçakut… As në 1999 nuk kemi qenë në kufi me Amerikën Latine”.

Në këtë pikë, ajo përmendi se ishte Amerika ajo që e ndihmoi Kosovën në momente të rënda edhe në vitet e fundit, përfshirë edhe rastin e Banjskës.

“Kemi dërguar mesazh. Kanë qenë plane ogurzeza, për të cilat ka folur edhe Shtëpia e Bardhë pasi ua kemi dërguar ne mesazhin”, deklaroi Osmani.

Ish-presidentja theksoi se shqetësimet e saj për Marrëveshjen e Ohrit kanë të bëjnë me nenin 7 dhe nenin 10, që parashohin vetëmenaxhim për serbët dhe status special për Kishën Ortodokse Serbe.

“E kam thënë edhe në atë kohë që për mua ka qenë shqetësuese neni 7 dhe neni 10. Por, kam thënë se i ka edhe disa nene të mira, për mosagresion, respektimin e integritetit territorial, por kjo s’i ka eliminuar elementet e rrezikshme të nenit 7 dhe 10”, ka deklaruar Osmani.

“Aty ka paqartësi të mëdha. Çka saktësisht ka neni 7? A do të shkohet përtej Ahtisaarit?”

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Moti për të mërkurën
  • 23:39Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor
  • 22:58Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
  • 22:57Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona
  • 22:45Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani, kjo është arsyeja