Për muajin mars 2026, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka publikuar raportin statistikor lidhur me shtetësinë, migracionin dhe mbrojtjen ndërkombëtare, duke dhënë një pasqyrë të zhvillimeve kryesore në këtë fushë.
Sipas të dhënave, në Qendrën e Përkohshme të Pritjes për migrantë kanë qenë të akomoduar 75 persona, ndërsa në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj janë ndaluar 5 persona. Ndërkohë, në Qendrën e Azilit janë regjistruar gjithsej 20 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare.
Sa i përket shtetësisë, gjatë këtij muaji 50 persona kanë fituar shtetësinë e Kosovës, 333 persona kanë ri-fituar atë, ndërsa 55 persona janë liruar nga shtetësia. Në fushën e migracionit dhe kthimeve, janë regjistruar 55 persona të ripranuar në vend, si dhe janë lëshuar vendime për kthim në vendin e origjinës, një pjesë e të cilave janë edhe ekzekutuar.
