Në Bruksel, më 6 tetor, pritet të prezantohet strategjia e re e Bashkimit Evropian për përshpejtimin e zgjerimit, me Shqipërinë në mesin e katër vendeve për të cilat po përgatitet një udhërrëfyes i posaçëm drejt anëtarësimit.
Krahas Shqipërisë, në këtë grup janë Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia. Për këto vende po hartohen plane me reforma konkrete, hapa dhe afate orientuese për përfundimin e negociatave.
Sipas dy zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian, të cituar nga POLITICO, puna për këta udhërrëfyes ka nisur dhe synimi është përshpejtimi i një procesi që ka zgjatur prej dekadash.
Në draftin e strategjisë, BE-ja e cilëson zgjerimin si një “domosdoshmëri gjeopolitike”, ndërsa kërkon që vendet kandidate të përmbushin reforma të thella dhe të qëndrueshme.
“Vendet kandidate duhet të përfundojnë një proces rigoroz, të bazuar në merita, dhe të zbatojnë reforma të thella dhe të qëndrueshme.

