Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 20:00
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste

Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Njësoj situata po vazhdon të jetë edhe tash, gjashtë muaj pas.

Për rastet e reja që janë konfirmuar në javën e fundit foli specialisti i shëndetit publik, Faik Hoti.

“Në përditësimin e fundit të Institutit Kombëtarë kemi regjistruar 242 raste të fruthit të cilat i takojnë periudhës nga 16 prilli deri me 26 tetor, pra nëse i shohim raportet e fundit dhe përditësimet javore mund të themi që çdo javë po regjistrohen raste të reja të fruthit kryesisht tek fëmijët e pavaksinuar”, ka deklaruar Hoti.

Por a ka rrezik që situata të bëhet më serioze me përhapjen e këtij infeksioni?

“Në kuptimin e shifrave të përgjithshme situata është e kontrollueshme, gjithmonë ka angazhime shtesë për vaksinim të rregullt, por ne e marrim shumë seriozisht sepse fruthi është sëmundje me komplikime serioze”, Faik Hoti, specialist i shëndetit publik.

Pas rasteve të reja, në Klinikën Infektive po vazhdojnë të hospitalizohen pacientë që kanë të nevojë për trajtim nga fruthi.

“Momentalisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar rreth 19 pacientë të konfirmuar me fruth, disa janë pritje të rezultateve, pra janë si të dyshimtë për morbillë, pra pastaj na vijnë konfirmimet për rezultatet e tyre, por që ky numër lëviz kohë pas kohe në bazë të vizitave ambulantore apo për pacientët që kërkojnë trajtim”, ka theksuar Lirim Tafilaj, Infektolog.

Sipas IKSHPK-së, në Prishtinë gjatë gjashtë muajve të fundit janë konfirmuar 83 raste, 58 në Fushë-Kosovë e 25 në Ferizaj, kurse grupmosha më e prekur është 12 deri në 24 muaj, në 93 raste./TVDukagjini/

rasterejaprilli

Të ngjashme

Tragjedia në Demiraj, detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan – nëna e vogëlushes nuk jetonte me ta

Tragjedia në Demiraj, detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan – nëna e vogëlushes nuk jetonte me ta

14:08
Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen

Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen

17:42
Gashi: Gratë s'kanë siguri as në strehimore, ka raste që dhunuesit depërtojnë edhe aty

Gashi: Gratë s'kanë siguri as në strehimore, ka raste që dhunuesit depërtojnë edhe aty

22:45
Gashi: Gratë s'kanë siguri as në strehimore, ka raste që dhunuesit depërtojnë edhe aty

Gashi: Gratë s'kanë siguri as në strehimore, ka raste që dhunuesit depërtojnë edhe aty

22:31

Më shumë nga Lajme

  • 20:56Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, institucionet të marrin veprimet që kërkon ligji
  • 20:53Vdes Beqir Hasanmetaj, vëllai i dëshmorit Zekë Hasanmetaj
  • 20:37Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
  • 20:22Rrahmani: Korrupsion dhe nepotizëm masiv në Qeveri dhe komuna, kurrë më shumë nuk janë punësuar familjarë e nuk kanë vjedhur
  • 20:10Tym i kuq para Qeverisë, protestuesit: Shteti duhet t’i trajtojë seriozisht jetët e grave