Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘‘Për matematikë e shkencat ekzakte’’, Përdorimi i inteligjencës artificiale nga nxënësit, ekspertët kërkojnë mekanizëm kontrolli

GD
Gazeta Demos13 qershor 2026 në 08:27
‘‘Për matematikë e shkencat ekzakte’’, Përdorimi i inteligjencës artificiale nga nxënësit, ekspertët kërkojnë mekanizëm kontrolli

Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të inteligjencës artificiale nga nxënësit kosovarë në shkolla fillore. Rezultatet tregojnë se 93.4 për qind e nxënësve përdorin aplikacione të inteligjencës artificiale. Një pjesë të madhe të kohës, ata sipas hulumtimit, e përdorin këtë lloj inteligjence për zgjidhjen e detyrave të shtëpisë, çka ka shtyrë profesionistët e arsimit të kërkojnë mekanizëm kontrolli .

Kur zgjidhjen se gjen vetë, si opsion e ka përdorimin e telefonit.

Përmes aplikacioneve të inteligjencës artificiale, ky i mitur lehtësisht ia gjen zgjidhjen detyrës.

Si ky, po veprojnë edhe 93.4 për qind e nxënësve në Kosovë.

Kjo u vërtetua përmes simpoziumit shkencor që organizata “ETEA” e ka realizuar në 6 komuna lidhur me integrimin e inteligjencës artificiale në arsim.

Më shumë rreth statistikave foli, Agon Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv i ETEA-s.

“Mbi 50% e nxënësve e përdorin vazhdimisht apo disa herë në ditë ose në baza ditore inteligjencën artificiale për me i përfundu detyrat e shtëpisë, për me kërku, për me hulumtu për me bo naj projekt, me bo naj koncept. Këto janë aktivitete shkollore që e përdorin më shpesh”, ka thënë Agon Ahmeti, Drejtor ekzekutiv i OJQ-së “ETEA”.

Ahmeti bëri të ditur se në cilat lëndë po përdoret më së shumti “AI”.

“Për sa i përket lëndëve shkollore del që inteligjenca artificiale përdoret më së shpeshti për lëndët e matematikës dhe shkencave ekzakte…”, ka thënë Agon Ahmeti, Drejtor ekzekutiv i OJQ-së “ETEA”.

Pjesë e hulumtimit qe edhe profesoresha në Fakultetin e Edukimit, Krenare Pireva-Nuqi, e cila foli për kohën dhe klasët prej të cilave u morën të dhënat

“Matjet i kemi bërë nga niveli i klasave të pesta, shtata dhe nënta edhe faktikisht mbi 93.4 janë deklaru që e përdorin GEN AI. Pra situata është më ndryshe kur parashihet thuhet që përdoren këto GEN AI, të cilat janë si chatbot”, ka thënë Krenare Pireva-Nuqi, Profesoreshë në Fakultetin e Edukimit.

Profesoresha rekomandon krijimin e mekanizmave kontrollues.

“Unë mendoj që këto statistika duhe t’i shërbejnë vendimmarrësve për me nis një situatë të njëjtë sikurse edhe vendet fqinje, që të krijohet një kornizë kombëtare për shfrytëzimin e GEN AI në shkolla në mënyrë etike dhe transparente”, ka thënë Krenare Pireva-Nuqi, Profesoreshë në Fakultetin e Edukimit.

E, përdoruesi dhe njohësi i inteligjencës artificiale, Darsej Rizaj tha se është me rëndësi që fëmijët të edukohen për përdorimin e “AI”.

Statistikat u janë dorëzuar drejtorive të arsimit dhe është kërkuar që të nis hartimi i një kornize për edukimin e nxënësve në përdorim të inteligjencës artificiale. /dukagjini

Nxenesiy

Më shumë nga Lajme

  • 17:16Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë
  • 17:13AGK i reagon Përparim Ramës për shënjestrimin e disa mediave: Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese
  • 16:57Ndalohen dasmorët shqiptarë në Mal të Zi, policia u kërkon heqjen e flamujve
  • 16:57Një tërmet i fuqishëm godet Kolumbinë, vdesin 20 persona
  • 16:43Fermerët Kosovarë të Qumështit: Pse po shënjestërohet VITA ku s’u gjet vaj palme? Kjo situatë ka dëmtuar mijëra familje