Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Për çfarë vepre penale mund të akuzohet Gashi dhe deri në sa vite burgim mund të dënohet nëse shpallet fajtor

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 22:36
Për çfarë vepre penale mund të akuzohet Gashi dhe deri në sa vite burgim mund të dënohet nëse shpallet fajtor

Ekspozita skandaloze e Shkëlzen Gashit ka bërë bujë të madhe.

Shumë persona kanë reaguar mbi këtë ekspozitë skandaloze që shtrembëroi faktet mbi masakrat që ndodhën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 nga forcat serbe.

Kjo ekspozitë ishte financuar nga Kuvendi i Kosovës. Shumica e personaliteteve që kanë reaguar thanë se kjo ekspozitë i shkon karshi narrativës serbe.

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se narrativa të tilla si kjo e ekspozitës së Gashit nuk duhet të kenë vend në sheshet e Kosovës.

“Narrativat që synojnë rishkrimin apo shtrembërimin e historisë nuk duhet të kenë vend në sheshet tona.”, tha ai për lajmi.net

Tutje, avokati i njohur u shpreh se është e arsyeshme që Prokuroria të aktivizohet në këtë rast. Ai shtoi se duhet të bëhet vlerësimi se nëse ekzistojnë elemente të veprës penale të nxitjes së përçarjes.

“Qasjet përmes të cilave tentohet të relativizohet lufta si vlerë sublime e jona dhe të deformohet realiteti historik nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen. Në këtë kontekst, është e arsyeshme që Prokuroria të fillojë punën e saj në drejtim të grumbullimit të informatave dhe vlerësimit nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, me shumë gjasë “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, e paraparë me nenin 141 të Kodit Penal.”, u shpreh ai.

Bajraktari në fund tha se për këtë vepër penale, Kodi parasheh dënim me gjobë ose burgim deri në pesë vjet.

“Thelbi i kësaj vepre penale qëndron në ndalimin e nxitjes apo përhapjes publike të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit ndërmjet grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupeve të tjera të përcaktuara mbi bazën e karakteristikave personale. Për këtë vepër, Kodi parasheh dënim me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.”, tha ai

shkelzen gashi

Më shumë nga Lajme

  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun
  • 22:31Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK