Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pengmarrja e një 32-vjeçari, shkarkohet drejtori i Policisë së Korçës

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2025 në 20:53
Pengmarrja e një 32-vjeçari, shkarkohet drejtori i Policisë së Korçës

Policia e Shtetit ka marrë masa pas ngjarjes së ndodhur këtë të shtunë në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, u mbajt për disa orë dhe u dhunua fizikisht.

Sipas Policisë së Shtetit, pas analizës së kryer lidhur me veprimet dhe menaxhimin e situatës nga drejtuesit lokalë, rezultoi se zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore.

Sipas Euronews Albania, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Erion Ahmeti, dhe pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll për mospërmbushje të detyrave që kanë sjellë pasoja të rënda, në bazë të nenit 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit.

Derisa të përfundojë konkursi për Drejtor Vendor, Drejtues Islor Islami, më parë Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, është caktuar në detyrën e përkohshme të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Më shumë nga Lajme

  • 09:07Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht
  • 08:07Marshi për Liri, Rama njofton: Sot transporti urban si dhe parkingu te Pallati i Rinisë janë falas
  • 08:06Sot mbahet “Marshi për Liri” në mbështetje të katërshes së UÇK-së
  • 08:05KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 08:02Bien pak temperaturat, ky është parashikimi i motit