Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Peci për garën në Mitrovicë: S’e kërkova kandidaturën – vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 18:26
Peci për garën në Mitrovicë: S’e kërkova kandidaturën – vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, tha se ai personalisht s’ka shprehur ndonjë interesim për të qenë kandidat.

Peci tha se ka pasur kërkesë tepër të madhe të qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve që vijnë nga Mitrovica por edhe të disa qendrave të tjera që e kanë vlerësuar që sipas tij, është me interes që ai të jetë kandidat për Mitrovicë.

“Kërkesat kanë ardhur duke u rritur secilën herë dhe në funksion të kësaj, kam diskutuar edhe me ministra të tjerë dhe pastaj ka kulmuar me një diskutim të gjatë, ndoshta mbi pesë orësh, me kryeministrin për krejt objektivat dhe synimet që i ka qeveria për atë pjesë”.

“Kur u shpalosën të gjitha planet dhe objektivat dhe kur e paraqita pikëpamjen time, se cilat janë veprimet ose qasja që duhet ta ketë qeveria qendrore karshi Mitrovicës, atëherë në ecje e sipër të këtij diskutimi nuk mbeti gjë tjetër vetëm se të pajtohem që të jem kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo për Mitrovicë”, tha Peci në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Mitrovica vazhdon të mbetet pjesë e krenarisë por edhe plaga e Kosovës, për të cilën tha se kohën e fundit ka filluar të shërohet.

“Prej përvojës time, me gjasë, pozicionet në politikë që më lehtë janë të arritshme, janë ato që të cilat personalisht nuk i kërkon”.

“Personalisht nuk kam kërkuar që të jem kandidat për kryetar të Mitrovicës. Pavarësisht që unë e dua krejt Kosovën, Mitrovica mbetet pjesa e krenarisë por edhe plaga e Kosovës që kohën e fundit ka filluar të shërohet në shumë aspekte”.

Faton Peci

Më shumë nga Lajme

  • 19:44Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
  • 19:02Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
  • 19:01Zbulim i pazakontë në Belgjikë, punëtorët gjejnë ar me vlerë rreth 9 milionë euro në muret e bodrumit
  • 19:01Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit
  • 18:51Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, 6 persona të lënduar