Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK sot dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Gruda: Ai s’është i pari i fisit

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 12:13
PDK sot dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Gruda: Ai s’është i pari i fisit

Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kallëzim penal ndaj deputetit Avni Dehari, në cilësinë e kryesuesit të përkohshëm të seancës konstituive të Kuvendit.

Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, bëri të ditur se kallëzimi do të dorëzohet mbi bazën e dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Nuk mund të ketë asnjëherë një situatë ku një person publik ka autorizime zyrtare, të cilat nuk i përdorë ose i përdorë në mënyrë kundërligjore dhe të mos ketë pasoja. Ne jemi shoqëri e organizuar në shtet, nuk jemi shoqëri e organizuar në fis. Prandaj, z. Dehari duhet ta dijë që nuk është i pari i fisit, por është kryesues i një organi të shtetit dhe kërkohet që të veprojë”, tha Gruda.

Në kallëzimin e PDK-së, Dehari, në cilësinë e deputetit më të vjetër në moshë dhe kryesuesit të seancës konstituive të Legjislaturës XI, dyshohet se nga 8 gushti 2026 e në vazhdim nuk e ka përmbushur detyrën e tij për vazhdimin e seancës konstituive brenda afatit prej 48 orësh.

PDK vlerëson se Dehari ka tejkaluar kompetencat e rolit të tij procedural duke e kushtëzuar vazhdimin e seancës me arritjen e një “marrëveshjeje politike”, pavarësisht kërkesave të përsëritura me shkrim nga grupet parlamentare opozitare.

Në kallëzim përmenden kërkesat e opozitës të datave 13, 17, 19 dhe 23 gusht, përmes të cilave është kërkuar vazhdimi i seancës konstituive.

PDK vlerëson se mosvazhdimi i seancës ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar ndaj Qeverisë në dorëheqje, ndërsa veprimet e Deharit i kanë shërbyer kësaj agjende.

Deputeti Përparim Gruda tha se PDK pret nga Prokuroria Speciale trajtimin e kallëzimit në përputhje me ligjin dhe zbardhjen e përgjegjësisë së mundshme penale lidhur me bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

kallëzimpenalgruda

Më shumë nga Lajme

  • 13:48Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit
  • 13:47Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro
  • 13:46Presidentja Shiroka-Pula i pret sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin
  • 13:43Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel
  • 13:43Presidentja Shiroka-Pula takon ambasadorin e Shqipërisë, kërkon për rritje të koordinimit në politikën e jashtme