Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

GD
Gazeta Demos18 shtator 2026 në 09:11
PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Partia Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, mëson nga burime të veta KosovaPress.

Kjo nismë legjislative e PDK-së vjen në kohën kur janë shtuar diskutimet politike rreth funksionimit dhe mandatit të Dhomave të Specializuara pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, dy ditë pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Dhomat e Specializuara shpallën më 16 shtator aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Në dënimet e shqiptuara llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Trupi Gjykues i shpalli ata fajtorë për disa akuza, ndërsa i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Sipas aktgjykimit, Prokuroria e Specializuar nuk arriti të dëshmonte përtej dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik kundër popullatës civile.

Pas aktgjykimit, PDK-ja ka zhvilluar diskutime për hapat që do të ndërmerren lidhur me Dhomat e Specializuara. Një ditë pas vendimit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti dhe Hamza diskutuan për rrugët dhe mënyrat që mund të ndiqen pas aktgjykimit. Në takim u theksua edhe mundësia që vendimi të ndryshojë në shkallën e apelit.

Dhomat e Specializuara janë themeluar pas ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga Kuvendi i Kosovës.

Derisa vendimi për dënimin e katërshes së UÇK-së në HAgë u dha “në emër të popullit të Kosovës” nga gjykatësi Charles Smith, është ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Roberth Bosch, që ka thënë se Presidenti i ri i Kosovës, mbase mund t’i falë ata

aktgjykimitpritetdorëzojë

Të ngjashme

Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit/ Limaj del në teren, takime në Ferizaj e Kaçanik

Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit/ Limaj del në teren, takime në Ferizaj e Kaçanik

19:33
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen

08:25

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Zbulohet arsyeja e kthimit të aeroplanit për Moskë: Vulini dyshohet se u fut pa kontroll sigurie, drejtori i aeroportit dha urdhër ta kthenin
  • 22:52Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:49Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig
  • 22:31“I ngutshëm” – Rrustem Mustafa për vendimin e Bedri Hamzës për dorëheqje
  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit