Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 21:46
“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”

Arben Mustafa, ka deklaruar se kjo parti mund të propozojë disa kandidatë të denjë për postin e presidentit.

Ai theksoi se PDK mund të ofrojë jo vetëm një, por shtatë emra që, sipas tij, do t’i shërbenin Republikës së Kosovës me dinjitet të lartë në këtë funksion.

Megjithatë, Mustafa ka theksuar se nuk do të bëjnë propozime pa një marrëveshje politike paraprake.

Sipas tij, kërkesa e PDK-së është e qartë, presidenti duhet të zgjidhet nga propozimet e kësaj partie, ndërsa emrat konkretë do të prezantohen vetëm pasi të arrihet një marrëveshje politike.

Mustafa shtoi se PDK nuk do të propozojë kandidatë që nuk mund të përfaqësojnë me dinjitet institucionin e presidentit.“Jo, jo marrëveshja që e kemi kërkuar është e qartë, ta bëjmë një marrëveshje që presidenti të zgjidhet prej propozimeve të PDK, pastaj emra sigurisht që ne jemi parti që kemi përgjegjësi të madhe për këtë shtet nuk japim emra që nuk mundem me i shërbye me dinjitet pozicionit të presidentit”, ka deklaruar Mustafa në Debat Plus.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 18:26Zjarr në një ndërtesë në Lezhë, ka të lënduar
  • 18:25Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar
  • 18:12Lutfi Haziri shfaqet krah nipit, Lotina publikon fotografinë e ëmbël
  • 18:03Lushaku-Sadriu për rastin e Arlinda Zekajt: Pozita paska më shumë vlerë se jeta e një njeriu
  • 17:58Protestuesit zmbrapsen nga policia, nisen drejt Kryeministrisë