Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

PDK me rezolutë në seancën e nesërme, Tahiri: Të ndëshkohen përgjegjësit për skenarin me ekspozitën

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 22:09
PDK me rezolutë në seancën e nesërme, Tahiri: Të ndëshkohen përgjegjësit për skenarin me ekspozitën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se në seancën e nesërme do të propozojnë një rezolutë jashtë rendit të ditës, me qëllim që Kuvendi i Kosovës të rreshtohet në mbrojtje të vlerave më të larta dhe të nderimit të viktimave, dëshmorëve dhe martirëve të luftës.

Në Debat Plus, Tahiri theksoi se përveç kësaj, është momenti që të reflektohet dhe të bëhen ndryshime në legjislacion, konkretisht në Kodin Penal, në mënyrë që këto vlera të mbrohen më fuqishëm.

Për ekspozitën e Shkëlzen Gashit me të dhëna të pasakta lidhur me masakrat në Kosovë gjatë viteve 1998–1999, Tahiri tha se kërkesa për mbështetje financiare kishte ardhur nga një organizatë, ndërsa realizimi i projektit ishte bërë nga një tjetër.

“Kemi kërkuar hetim që të shihet pse është bërë ky manipulim se pse nuk ka pasur korrektësi, pse ka qenë organizatorë tjetër që ka kërkuar fondet dhe ka qenë organizata tjetër që ka realizuar projektin. Pse ka qenë gjithë ky skenar dhe kemi kërkuar hetim dhe ata që janë përgjegjës me u ndëshku”, ka deklaruar Tahiri.

Ekspozita në fjalë, për masakrat në Kosovë gjatë luftës 1998–1999, ishte organizuar nga organizatat joqeveritare INTEGRA dhe ADMOVERE, me përkrahje të Kuvendit të Kosovës.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 12:37Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
  • 12:3623 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
  • 11:57Ambasadorja e Brazilit në Beogard: Nuk do ta ndryshojmë qëndrimin dhe nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës
  • 11:08Nis protesta gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për Arlinda Zekajn
  • 11:08Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë