Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2026 në 12:36
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës

Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur trajnime shtesë në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën në tri burgje daneze: Ringe, Vestre dhe Storstrom.

Sipas mediumit danez TV2 Fyn, ata do të shërbejnë për një periudhë gjashtëmujore, gjatë së cilës do të jenë pjesë e personelit të rregullt të burgjeve dhe do të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur, përfshirë patrullimin në korridoret e institucioneve korrektuese.

Megjithatë, kjo skemë është kundërshtuar më herët nga përfaqësuesit e punonjësve danezë të burgjeve.

Që në vitin 2024, kur politikanët danezë kishin vendosur që një grup zyrtarësh korrektues nga Kosova të ndiqnin trajnime profesionale në burgjet e Danimarkës, Unioni i Punonjësve të Burgjeve kishte shprehur shqetësime për këtë praktikë.

“Ne, në asnjë rrethanë, nuk duhet t’i kemi ata në korridoret e burgjeve tona me tufën e tyre të çelësave”, kishte deklaruar asokohe Bo Yde Sorensen, kryetar i atëhershëm i Unionit të Punonjësve të Burgjeve në Danimarkë.

Kjo deklaratë ishte bërë në kuadër të kundërshtimeve ndaj përfshirjes së zyrtarëve korrektues nga Kosova në punën e përditshme të burgjeve daneze.

Megjithatë, pikërisht kjo po ndodh tani.

Këtë e ka konfirmuar Shërbimi Danez i Burgjeve, i cili ka mirëpritur 23 zyrtarët korrektues nga Kosova, duke e cilësuar angazhimin e tyre si pjesë të procesit të trajnimit.

“Ky është një element i planit të trajnimit, i cili synon përgatitjen për funksionalizimin e burgut që do ta hapim më vonë në Gjilan të Kosovës”, ka deklaruar guvernatori i burgut, Mads Beyer, i cili do të jetë përgjegjës për institucionin e ardhshëm korrektues në Gjilan.

I pyetur nëse zyrtarët nga Kosova do të ishin angazhuar në Danimarkë edhe sikur burgjet daneze të mos përballeshin me presion për shkak të numrit të të burgosurve dhe mungesës së personelit, Beyer ka pranuar se kjo është gjithashtu një arsye e rëndësishme.

Ndryshe nga viti 2025, kur zyrtarët korrektues nga Kosova qëndronin në Danimarkë për trajnime shtesë dhe shoqëronin kolegët danezë gjatë punës, kësaj radhe ata do të angazhohen vetë në sektorët e burgjeve dhe do të jenë pjesë e orareve të rregullta të punës.

“Gjatë javëve të para, ata me gjasë do të punojnë së bashku me një koleg danez, por më pas pritet të kryejnë shërbimin bashkë me kolegë danezë me përvojë të mirë”, ka thënë Beyer.

Ndryshojnë rregullat për punësimin e zyrtarëve të huaj në burgjet daneze

Deri në janar të këtij viti, për të punuar si zyrtar korrektues, zyrtar për transportimin e të burgosurve apo përgjegjës sektori në një burg danez, ishte e domosdoshme të kishe shtetësi daneze ose të një vendi të Bashkimit Evropian apo të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA).

Kjo kërkesë është hequr tashmë, si pjesë e një nisme të reformës së sistemit të drejtësisë penale në Danimarkë, që synon rekrutimin e fuqisë punëtore nga jashtë vendit.

korrektueskosovaburgjeve

Të ngjashme

​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale

​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale

13:31
Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor

Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor

10:28
Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

23:05
Paçarizi: Kosova s'mund ta shuajë Specialen as për 50 vjet

Paçarizi: Kosova s'mund ta shuajë Specialen as për 50 vjet

21:46

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hudhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
  • 13:28Çitaku: Jemi pajtuar që diskutimet rreth strategjisë për gjyqin në Hagë të mbeten konfidenciale
  • 13:15“Patriarkati e feston djalin, e çikën as nuk e mbron”, protestuesit me parulla teksa kërkohet drejtësi për Arlindën
  • 12:57Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
  • 12:49Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula