Partia Demokratike e Kosovës e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu kanë deponuar lënd në Gjykatën Kushtetuese, për konstituimin e Kuvendit si dhe për formimin e Qeverisë Kurti IV.

Gjatë ditës së djeshme në seanca të njëpasnjëshme është votuar Qeveria Kurti IV.

Votimit të Qeverisë i ka hapur rrugë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e mbajtur në orët e paradites.Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e 11-të pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.Kjo parti e ka bojkotuar vazhdimin e seancës me arsyetimin se janë shkelur ligjet e Kushtetuta.