Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

PDK-ja dhe Aleanca paralajmërojnë “fazë tjetër” për kthimin e ligjshmërisë, LVV-së i kërkohet reagim nga institucionet e sigurisë

GD
Gazeta Demos6 shtator 2026 në 08:25
PDK-ja dhe Aleanca paralajmërojnë “fazë tjetër” për kthimin e ligjshmërisë, LVV-së i kërkohet reagim nga institucionet e sigurisë

PDK-ja bashkë me Aleancën paralajmëruan fazë të re të veprimit politik dhe juridik në lidhje me situatën politike.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka paralajmëruar veprime politike, institucionale dhe juridike lidhur me bllokadën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Duke folur nga salla plenare e Kuvendit, Hamza ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar, duke thënë se organi ligjvënës ende nuk është funksional, pavarësisht se zgjedhjet janë mbajtur në qershor.

Sipas tij, Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti po sillet sikur “nuk ka ndodhur asgjë”, ndërsa ka pretenduar se janë shkelur afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Hamza ka thënë se PDK-ja nuk do të lejojë që, sipas tij, shkelja e Kushtetutës të shndërrohet në praktikë.

“Nga sot fillon një fazë tjetër. Një fazë në të cilën PDK-ja nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojmë me përgjegjësi, me vendosmëri, me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka paralajmëruar se PDK-ja do të shqyrtojë format e veprimit politik, institucional dhe juridik, me qëllim që, siç është shprehur, Kosova të kthehet “në binarët e ligjshmërisë”.

Në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive më 9 shtator ka reaguar edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani. Ai e ka cilësuar vendimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, si “provokim të qëllimshëm” dhe veprim që, sipas tij, prodhon “jostabilitet institucional”.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka ardhur në pushtet përmes votës dhe besimit të qytetarëve dhe ka kundërshtuar çdo përpjekje për ta paraqitur këtë si rezultat të dhunës.

“Në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur përmes votës dhe besimit të qytetarëve, nëpërmjet një procesi demokratik.Prandaj, çdo përpjekje për ta paraqitur ardhjen e saj në pushtet si rezultat të dhunës është deformim i së vërtetës dhe shtrembërim i realitetit politik”.

Kërçeli ka paralajmëruar gjithashtu se çdo thirrje për dhunë apo kërcënim ndaj institucioneve duhet të trajtohet nga organet kompetente.

“Institucionet e sigurisë dhe organet kompetente duhet t’i trajtojnë këto raste dhe, kur ka bazë ligjore, t’i ftojnë në përgjegjësi personat që bëjnë thirrje të tilla. Demokracia mbrohet me argumente, me votë dhe me institucione, jo me dhunë”, ka shkruar ai.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore. Ky afat ka skaduar më 7 gusht.

Seanca konstituive, e cila nisi më 6 gusht, është caktuar të vazhdojë më 9 shtator nga kryesuesi i saj, Avni Dehari.

pdk-jafazëtjetër

Më shumë nga Lajme

  • 09:25Mehaj uron Policinë e Kosovës për 27-vjetorin, vlerëson sakrificën e policëve
  • 09:15Ganimete Musliu: Presim ta shohim Hashim Thaçin të lirë në tokën e lirë të Kosovës
  • 08:55Transport ilegal i 20 derrave të vegjël në Kllokot
  • 08:52Ndalet në Muçibabë me 11 emigrantë në veturë, i dyshuari përfundon në mbajtje
  • 08:50Vdiq personi i aksidentuar në Loxhe të Pejës- Çka deklaruan nga Policia