Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK i kërkon Albulena Haxhiut t’ia emërojë anëtarin e dytë në KQZ

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 14:48
PDK i kërkon Albulena Haxhiut t’ia emërojë anëtarin e dytë në KQZ

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, që ta emërojë anëtarin e dytë të kësaj partie në KQZ.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, mosemërimi i përfaqësuesit të PDK-së do të ishte shkelje e Kushtetutës së Kosovës, por edhe dëmtim i përfaqësimit opozitar në institucionin e zgjedhjeve dhe rrezikim i legjitimitetit të zgjedhjeve.

“Askush nuk duhet që të shfrytëzojë KQZ-në për të arritur qëllime politike përmes përfaqësimit jokushtetues. Askush nuk mund ta përdorë KQZ-në për përfitime politike, në kundërshtim me rendin kushtetues”, ka shkruar Gjoshi.

Gjoshi tutje ka thënë se zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk janë mbajtur për KQZ, por për Kuvendin e Kosovës, në të cilin kanë arritur të hyjnë 4 grupe parlamentare.

“Andaj, në rrethana të tilla, meqenëse pas këtyre zgjedhjeve në Kuvend ishin vetëm 4 grupe parlamentare shqiptare, pra në mungesë të numrit të mjaftueshëm prej 6 grupeve, anëtarët shtesë emërohen nga grupet më të mëdha parlamentare, që në këtë rast janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës”, thuhet në reagim.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 12:42IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes
  • 12:41A lejohet shtyrja e seancës konstituive? Tregon ish-gjyqtari i Kushtetueses
  • 12:40KRU Prishtina njofton se sot do të ketë intervenime në shtatë rrugë të kryeqytetit
  • 12:39Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë
  • 12:24'“Ishalla Zoti iu bën fëmijën për nevoja që nuk iu del kurrë ilaq”", eskalon veterani Agim Pllashniku, mallkon fëmijët e deputetëve: