Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 12:42
IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin për ndërprerjen e seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në prag të përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e tij.

Deklarata e kreut të VV-së, Albin Kurti, se po kërkon kohë shtesë për një marrëveshje politike për çështjen e presidentit, sipas IKD, nuk mund të jetë arsyetim.

Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën e Kosovës, thotë Instituti.

“Megjithatë, mungesa e një marrëveshjeje politike nuk mund të shndërrohet në arsye për bllokimin e Kuvendit dhe cenimin e rendit kushtetues.

Kërkesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime me partitë parlamentare dhe vendimi i kryesuesit Avni Dehari për ndërprerjen e seancës nuk kanë mbështetje në natyrën dhe qëllimin e seancës konstituive. Sipas nenit 9, paragrafit 3, të Rregullores së Kuvendit, në seancën konstituive nuk zhvillohet debat. Rrjedhimisht, kjo seancë nuk mund të përdoret për diskutime politike, kërkesa jashtë rendit të përcaktuar apo kushtëzimin e konstituimit me marrëveshje për çështje të tjera.

Zgjedhja e Presidentit është çështje me rëndësi të jashtëzakonshme kushtetuese, por ajo përbën proces të veçantë dhe nuk mund të vendoset si parakusht për konstituimin e Kuvendit. Kuvendi duhet së pari të konstituohet sipas Kushtetutës, Rregullores dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Negociatat politike mund dhe duhet të zhvillohen jashtë seancës, pa e marrë peng institucionin më të lartë përfaqësues të Republikës.”

IKD ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë detyrimin e deputetëve që Kuvendi të konstituohet brenda afatit prej tridhjetë ditësh.

“Ky nuk është afat orientues dhe as çështje e vullnetit politik, por detyrim kushtetues që duhet respektuar nga secili deputet dhe nga organet që drejtojnë seancën. Fakti se Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës nuk kanë përcaktuar shprehimisht pasojën juridike për moskonstituimin brenda afatit nuk krijon leje për shkeljen e tij.

Mungesa e një sanksioni të përcaktuar nuk e bën të ligjshme shkeljen e Kushtetutës. Përkundrazi, përpjekja për ta shfrytëzuar këtë zbrazëti si hapësirë për zvarritje do të përbënte veprim kundërkushtetues, cenim të sundimit të ligjit dhe vazhdim të një praktike të rrezikshme të bllokimit të institucioneve. Kushtetuta nuk zbatohet vetëm kur parashikon ndëshkim, ajo duhet të respektohet sepse është akti më i lartë juridik i Republikës.”

Prandaj, ky institut ka kërkuar vazhdimin e menjëhershëm të seancës dhe përfundimin e konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues, pa debate, pa improvizime procedurale dhe pa kushte politike.

seancësndërprerjacenon

Të ngjashme

Ndërprerja e seancës, Gjini: Ky është kulmi i paftyrësisë

Ndërprerja e seancës, Gjini: Ky është kulmi i paftyrësisë

12:44
Hamza pas ndërprerjes së seancës: Sjellje e papërgjegjshme e VV-së

Hamza pas ndërprerjes së seancës: Sjellje e papërgjegjshme e VV-së

12:07

Më shumë nga Lajme

  • 13:21Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit
  • 13:21Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës
  • 13:10Kurti thirrje Hamzës e Gjinit: Të takohemi, jam i interesuar për marrëveshje
  • 13:06Kurti: Konstituimi pa marrëveshje të presidentit është përgatitje për shpërndarjen e Kuvendit
  • 12:46PDK: Moskonstituimi i Kuvendit është vazhdim i bllokadës institucionale nga Kurti