Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në një takim me të rinjtë në Lipjan, ku zyrtarisht është prezantuar kandidatura e Shukri Bujës për kryetar të kësaj Komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në njoftimin e lëshuar nga PDK-ja thuhet se Krasniqi ka theksuar se Lipjani meriton një udhëheqës me përvojë dhe lidhje të forta me qytetarët – cilësi këto që i mishëron Shukri Buja.
“Në takim morën pjesë dhjetëra të rinj, por edhe anëtarë dhe përkrahës të PDK-së, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për kandidaturën e Bujës, si dhe për vizionin e Partisë Demokratike për zhvillimin dhe transformimin e Lipjanit”.